Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar se është prekur tej mase nga tragjedia që ndodhi në Shqipëri.
Ajo ka thënë se në atje ka familjarë e miq dhe i ka lutur të gjithë që të ndihmojnë.
“Ky është një lajm i tmerrshëm dhe një ditë shkatërruese për ata në Shqipëri. 16 kanë vdekur deri më tani dhe mbi 600 të plagosur. Unë kam familje dhe miq në Shqipëri, kështu që për ditëlindjen time u bëj thirrje të gjithëve që të ndihmoni. Të gjitha lutjet e mia janë për ju Shqipëri”, ka shkruar Rita Ora.

Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...