Rita Ora këngëtarja e njohur me famë botërore vazhdon të shkëlqej në paraqitjet e saj.
Ylli nga Kosova me famë botërore së fundmi ka performuar në eventin humanitar që i dedikohet fëmijëve në nevojë i organizuar nga BBC dhe ka shkëlqyer me veshjen e saj me të cilën e mbizotëronte skenën , shkruan portali arbresh.info.
Ajo është shfaqur në një fustan të bardhë, ku duket tamam si një engjëll me këtë fustan me pupla të hapur nga pjesa e këngëve.
Po ashtu edhe e gjithë trupa koreografike janë shfaqur në të bardhë ku e bënin skenën të duket tejet e bukur dhe po shkëlqente nga performanca e bukuroshes kosovare.



Rita Ora ka qenë mjaft e suksesshme muajve të fundit me këngën e saj më të re “Let you love me”, e cila është pjesë e albumit.
Kjo këngë po vazhdon njëherësh që të qëndrojë lart në top listat britanike dhe amerikane.
Ndryshe Rita ka paralajmëruar që paraqitja e saj e radhës do të jetë në eventin e madh që Victoria’s Secret e bën në çdo fundvit. /arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...