Rita Ora shfaqi figurën e saj të pabesueshme të trupit, e veshur me një mini fustan të zi të shkurtër, me një të çarë te këmba e majtë, teksa u ngjit në skenën e një koncerti në Portugali të premten.
Këngëtarja 31 vjeçe, i kënaqi mysafirët me një performancë befasi në prezantimin e hotelit të ri luksoz “W Algarve”, shkruan DailyMail.


Ajo dukej e bujshme në veshjen plot shkëlqim, teksa organizoi një shfaqje shumë energjike në mbrëmjen e premierës së madhe.
Mini fustani i zi me një dekolte të zbukuruar me rripa me diamante, theksohej në mënyrë perfekte në vijën trupore të Ritës.

Ajo kishte veshur një palë çorape të gjata deri në kofshë dhe rriti gjatësinë e saj me një palë çizme të zeza me taka.

Artistja e shumë hiteve zgjodhi një rimel të theksuar me vezullimë për makijazhin e saj, i cili karakterizohej gjithashtu me lyetje me buzëkuq të kuq të ndezur.
Ndërkohë flokët e saj bionde ishin lënë në valë të lirshme./arbresh.info/
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...