Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora është tejet e përfolur nga mediat rozë.
Artistja shqiptare së fundi ndje e turpëruar kur përfundoi e përfolur në të gjitha mediumet britanike, për shkeljen e rregullave antiCovid që kishte bërë me rastin e ditëlindjes së 30-të, shkruan portali arbresh.info
Rita ka kërkuar falje publike për veprimet e saj të pamatura, teksa edhe ka paguar një gjobë në vlerë 10 mijë funte, si dënim për rrezikun që shkaktoi.
E së fundi, Rita u shfaq e veshur me një palë pantallona dhe një bluzë të bardhë, teksa në sy bienin këpucët e gjata me material pelushi.

“Urime të mëdha për fituesit e ‘Women Of The Future Fund’, dhe faleminderit ‘Shoe Dazzle’ që më dhatë mundësinë ta bëjmë këtë së bashku! Dita e fundit e punës deri më 2021 – Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve”, shkroi 30-vjeçarja në Instagram.
Ndryshe, Rita Ora thuhet se po përballet me një Krishtlindje të bllokuar në Bullgari pasi fluturoi jashtë vendit për xhirimet e klipit të ri. /arbresh.info/
Festë në familjen Ejlli, pamje përrallore nga ditëlindja e v...
Sulm masiv në Odesa, 18 të plagosur, dëme të mëdha materiale
Netanyahu kërkon që qeveria britanike të ndërmarrë veprime p...
Ramiz Lladrovci nderon 280 martirët nga Verboci
310 gjoba për motoçiklistët gjatë prillit në Pejë
Komunat në kolaps financiar: Mbi 344 milionë euro të humbura...