Rita Ora shfaqet me stil të veçantë të flokëve

13:19 | 28 Shtator 2021

Është një prej femrave më të bukura dhe më të suksesshme shqiptare në botë, dhe secila paraqitje e saj publike adhurohet dhe merr gjithë vëmendjen.

Bëhet fjalë për Rita Orën e cila sjell vazhdimisht imazhe të ndryshme në llogarinë e saj zyrtare në Instagram ku edhe ndiqet nga më shumë se 16 milionë ndjekës, shkruan portali arbresh.info

30-vjeçarja eksperimenton shpesh herë me stilin e veshjes, por edhe të flokëve, teksa kryesisht njihet si bionde.

Së fundi artistja ka realizuar një fotoseison të ri, ndërsa ndryshimin e bëri pikërisht në stilin e flokëve, duke mos ikur nga rrënjët e saj prej bionde, por me një prerje të veçantë, ajo dukej më ndryshe se zakonisht.

“I dua këto flokë”, ka shkruar Rita.

Rita, ditëve të fundit po ashtu pozoi për ballinë e revistës së njohur “Vogue Australia” në numrin e tetorit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara