Ka qenë një periudhë e ngarkuar për artisten shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Në fillimi të muajit shtator, ylli i muzikës u rikthyer në Shqipëri për të mbajtur një koncert spektakloar.
Krahas përformancës, Rita gjithashtu vizitoi Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe “Shtëpinë e Ngjyrave” ndërsa u nderua nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me titullin “Naim Frashëri”.

Ndërsa, pas koncertit në Tiranë, krijuesja e hitit “Ritual” performoi në festivalin “Rock In Rio”.
Të gjitha këto angazhime kanë bërë që së fundmi, Rita t’i kushtoj kohë vetes dhe ushtrimeve fizike.

Ajo ka ndarë disa postime me fansat në llogarinë e saj në Instagram teksa shihet në palestër.
Në veshje sportive me ngjyrë të zeza dhe pa makijazh, artistja me renome ndërkombëtare dukej mahnitëse dhe në formë të mirë fizike.

Ndryshe, kujtojmë që javë më parë 31-vjeçarja kurorëzoi dashurinë me martesë me regjisorin, Taika Waititi në një ceremoni private, shkruan telegrafi.
Ndërsa, sa i përket muzikës, këngëtarja ka nisur punën për albumin e ri në të cilin do të përfshihet edhe një bashkëpunim me artisten tjetër shqiptare me famë botërore, Ava Max.
Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm
Izraeli mund të thërrasë 450 mijë rezervistë për një pushtim...