Këngëtarja Rita Ora ka perforumuar mbrëmë në sheshin “Skenderbej”, në Tiranë.
Në kuadër të koncertit “Ora e Super Muzikës”, shqiptarja ka arritur ta ndezë skenën, duke krijuar një atmosferë fantastike për mijëra qytetarë që kanë shkuar për ta ndjekur nga afër.
Në një moment pauze mes performancave, Ora është ndalur për t’i falënderuar gjithë ata njerëz që ishin aty për të.
“Faleminderit që jeni këtu. Unë jam në Shqipëri dhe siç e shikoni flokët e mia janë të kuqe”, ka thënë Rita Ora, duke iu referuar ndryshimit në pamje që ka bërë, teksa ka lyer flokët me ngjyrën e flamurit.
Rita gjithnjë e ka dëshmuar patriotizmin e saj, kjo pasi çdoherë në intervista ka ctuar faktin se ndjehet krenare për prejardhjen e saj shqiptare.
Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stam...
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...
Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person
1 muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it që dyshohet për ...
Osmani viziton dy motrat e Heroit Gaspër Karaqi: Familje që ...