Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e cila së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, përzgjodhën një familje shqiptare të prekur nga tërmeti për t’ia rindërtuar shtëpinë.
Për këtë, Rita duket se ka mbajtur premtimin dhe familja Sala tashmë kanë hyrë në shtëpinë e re, shkruan portali arbresh.info
Erion Veliaj përmes një postimi e dha lajmin e mirë, ku edhe e falënderoi Ritën për kontributin e saj.

E Rita, ia ri-postoi postimin e Veliajt, ku ai tha “Premtim i dhënë, premtim i mbajtur!”.
“Shtëpia që e kam ndërtuar me ekipin tim, më në fund erdhi në jetë!! Faleminderit të gjithëve që ndihmuan ta bëjmë këtë realitet! #kosovoambassador”, ka shkruar Rita.
Kujtojmë se tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar në Shqipëri la mbi 50 persona të vdekur, qindra të tjerë të lënduar e po ashtu edhe dëme të mëdha materiale. / arbresh.info/
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit