Rita Ora pozon përkrah këngëtares shqiptare me famë botërore

10:27 | 20 Shtator 2019
A Z

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka kohë që gëzon një vëmendje të madhe nga publiku gjithandej nëpër botë, për shkak të talentit që e shfaq përmes projekteve të saj muzikore.

Krijuesja e shumë hiteve, Rita Ora, s’është shqiptarja e vetme që ka arritur famë ndërkombëtare.

Njësoj ka bërë edhe këngëtarja tjetër Bebe Rexha, e cila po ashtu është mjaft e pëlqyer nga publiku.

Së fundmi ka qenë Rita Ora, e cila ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram fotografi së bashku me Bebe Rexhën.

“E ëmbla Bebe Rexha” , ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Mbetet të shihet se a do të ketë ndonjë bashkëpunim midis të dy yjeve me prejardhje shqiptare.

Shpërndaje në rrjete sociale