Rita Ora pozon me veshjen shumëngjyrëshe e rrethuar me meshkuj gjysmë të zhveshur

15:06 | 17 Janar 2022

Artistja e famshme, Rita Ora po përgatitet për të filmuar sezonin e ri të “The Voice Australia”.

Rita sot realizoi një fotosesion në plazhin Maroubra të Sydney-t, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info

Bukuroshja u pa në një fustan shumëngjyrësh dhe bëri një sërë pozash ndërsa qëndronte në një varkë shpëtimi në surf dhe e rrethuar nga një grup shpëtimtarësh.

Rita dukej të ishte në elementin e saj, ndërsa ajo lëvizte krahët dhe trupin e saj nga njëra anë në tjetrën. Ajo kombinoi dukjen me bizhuteri, dhe me kaçurrela natyrale.

Një grup shpëtimtarësh tërhoqën varkën përgjatë rërës, duke e lejuar Ritën të kishte momentin e saj të njohur si ‘Baywatch’.

Rita mbërriti në Australi në fillim të dhjetorit së bashku me Taika Waititi, të dashurin e saj prej gati një viti.

Këngëtarja i tha The Independent se do t’i pëlqente të kishte një familje të madhe, dhe gjithashtu shpërtheu për romancën e saj me Taika, duke thënë se “nuk priste të gjente dashuri” me të.
Rita u takua me regjisorin fitues të Oskarit në Australi në shkurt, ndërsa ajo po xhironte “The Voice Australia”.

Çifti bëri debutimin e tyre në tapetin e kuq në premierën e LA të The Suicide Squad më 2 gusht.

Ajo është në Australi për të filmuar The Voice: Generations dhe sezonin tjetër kryesor të “The Voice Australia”, ndërkohë, Taika, gjithashtu përflitet se do të vazhdojë punën në disa filma të ardhshëm, duke përfshirë “Thor: Love and Thunder”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara