Edhe një këngë i është shtuar tregut muzikor ndërkombëtar teksa kanë bashkuar fuqitë dy artistë me famë botërore.
Maroon 5 dhe Cardi B kanë sjell një version të ri të këngës që i kushtohet femrave “Girls Like You”.
Kjo e fundit ishte pjesë e albumit të grupit muzikor Red Pill Blues dhe tani është punuar në versionin me reperen e “Bodak Yellow”.

Por, ajo që e bën më të veçantë është edhe shfaqja e këngëtares sonë Rita Orës, e cila merr pjesë si statiste.
Gjithashtu aty shfaqet edhe ylli amerikano-latin, Jennifer Lopez, ku këto dyja i kanë mbështetje këtij versioni të këngës.
Theksojmë se kënga origjinale është sjell pa video dhe se ishte dëgjuar rreth tre milionë herë në YouTube.
Ndryshe, Rita do të performojë më 3 qershor në një koncert që do të mbahet në kryeqytetin shqiptar të Tiranës.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës