Rita Ora ka vazhduar me performancat e saj të mëdha në Britani.
Superylli shqiptar me famë në gjithë botën ka publikuar imazhe nga performanca e saj e fundit në Britaninë e Madhe.
Ajo para publikut në Leeds performoi hitet e saj më të mëdha, përfshirë edhe këngën e re “Girls” me Beben, Cardi B dhe Charlie XCX.
https://www.instagram.com/p/BjNGDAKlghW/?hl=en&taken-by=ritaora
Këngëtarja shqiptare ishte e veshur në të kuqe, me flokë të lëshuar dhe grim të thjeshtë, shkruan telegrafi.
Rita si gjithnjë falënderoi publikun edhe pas kësaj performance.
“Ju faleminderit Leeds që më lejuar që të bëj atë që dua më së shumti, të ju dëgjoj duke kënduar bashkë me mua këngën Girls ishte fantastike”, u shpreh Rita.
Këngëtarja shqiptare po shijon suksesin e bashkëpunimit që do të lansohet edhe me videoklip.
“Girls” tashmë është në top 5 në iTunes në SHBA.
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit