Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora e ka nisur mbarë 2018-ën. Ajo dje ka publikuar projektin më të ri me titull ‘For You’, këngë të cilën e solli në bashkëpunim me Liam Payne.
Kënga njëherësh është kolonë zanore e filmit ‘Fifty Shades Freed’, gjë e cila e ka rritur edhe më shumë interesimin rreth projektit.
Në Insta-Story, Rita ka publikuar një fotografi përmes të cilës kallxoi se në çfarë mënyre u zgjua sot.
“Mënyra më e mirë për t’u zgjuar mirë”, është mbishkrimi që këngëtarja i ka lënë postimit ku tregon se në cilat vende po dëgjohet më shumë kënga e re e Ritës.
Në gjashtë vende, ‘For You’ ishte e para, pra në Britani, Austri, Francë, Gjermani,Meksikë dhe Sllovaki, kurse në disa shtete të tjera pasonte në vendin e dytë, transmeton CityRadio.Al

Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan
Përfundon seanca e thirrur për të diskutuar rreth presidenti...
Konjufca për opozitën dhe zgjedhjet: Populli thotë çka lyp e...
Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku zyrtarisht tërh...
Konjufca me akuza, thotë se përmes presidentit po tentohet t...
Çitaku, VV-së: Zgjedhja e presidentit s’është hajgare, por o...