Rita Ora ka qenë e zënë me xhirimet e këtij sezoni të “The Voice Australia”.
E së fundi, artistja me famë botërore, shkëlqeu një performancë mahnitëse në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, shkruan portali arbresh.info
E veshur me fustanin e zi me material sateni të qëndisur, i cili vinte mjaft mirë në pah linjat trupore, Rita ishte mbretëreshë e mbrëmjes.
Me zërin e saj mbresëlënës dhe shoqëruar live nga orkestra, vokali i Ritës ishte në formën më të mirë të mundshme, ndërsa gufoi në të gjithë botën përmes shfaqjes live që u transmetua nga Opera e Sydneyt.

Këngëtarja shqiptare e cila aktualisht ndodhet në Australi për spektaklin “The Voice” atje, interpretoi live këngën e saj më të fundit “Bang bang”, në një performancë mahnitëse nga Sydney Opera House.
Rita mbërriti në Australi në fillim të muajit të kaluar, pasi fluturoi nga shtëpia e saj në Londër për t’u paraqitur në panelin gjykues.. /arbresh.info/
Lumi Lushta del nga shtrati në Vaganicë, vështirësohet qarku...
Ten Hag emërohet Drejtor Teknik i Twentes
Lëshohet për qarkullim rruga Drenas-Komoran
Numërohen mbi 50% të votave të personave me nevoja të veçant...
Numërohen mbi 90% të votave me kusht, kjo është renditja
Ministri Vengu: Janë evakuuar mbi 100 banorë, strehime në Ko...