Shumë artistë të tjerë ditët e fundit kanë përkrahur kauzën kundër abuzimit të personave me ngjyrë.
E këtë e ka bërë edhe ylli kosovar me famë botërore, Rita Ora, shkruan portali arbresh.info
Ajo publikoi në rrjetin social Instagram një imazh ku shkruhej “Artistët për jetën e personave me ngjyrë” – imazh ky të cilin po e shpërndajnë artistët nga mbarë bota.
Në përshkrimin e këtij postimi, 29-vjeçarja u zotua se do të bëjë të pamundurën për promovimin e kampanjave dhe organizatave që merren me të drejtat e njerëzve nga komunitete të ndryshme.
“Çdo ditë të javës tjetër do të ndaj një organizatë të ndryshme që ka nevojë për ndihmën tuaj dhe do t’i bëj ato të spikatura në faqen time. Unë zotohem të dhuroj dhe të forcoj shikueshmërinë e tyre dhe po ju kërkoj të bashkoheni me mua. Sot po vë në vëmendje organizatën ‘Campaign Zero’, një burim i rëndësishëm që punon për t’i dhënë fund dhunës policore”, ka shkruar Rita Ora në Instagram.
Kujtojmë se, Rita ka njoftuar se është duke punuar rreth albumit të saj të tretë, i cili ende nuk ka një datë të saktë publikimi. /arbresh.info/
Zelensky: Ukraina s’do ta njohë Donbasin si rus
Çeku: Në palestrën e sportit “Minatori” po vendosen tribunat...
Rusia nuk ka gjasa të bjerë dakord për një marrëveshje paqej...
Jalen Johnson prezantohet tek Rahoveci
Mblidhen 1.2 milionë euro donacione për heroin e sulmit në A...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në përurimin e Akseleratori...