Rita Ora së fundmi është rikthyer me një projekt të ri muzikor.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore pak ditë më parë publikoi këngën “Follow Me”, një bashkëpunim me DJ Sam Feldet.
Por, tani dyshja kanë sjell edhe videoklipin e këngës së tyre më të re e cila u prit mirë nga fansat që në ditët e para të publikimit.
Me një klip të veçantë, ylli 31-vjeç dukej tejet atraktive dhe në formë të mirë, teksa u paraqit në disa veshje të ndryshme.
“Videoklipi i “Follow Me” është lansuar!!!! Faleminderit shumë Sam Feldet që më ftove në një këngën kaq të mrekullueshme. Cila është pjesa juaj e preferuar në klip?”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e postimi në Instagram ku njoftoi publikimin e klipit më të ri.
Ndërkohë, kujtojmë që ylli i hitit “Anywhere” aktualisht po shijon romancën me Taika Waitit, dyshja thuhet do të kalojnë festën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri së bashku në Australi./arbresh.info/


Erdogan: Fat që Trump dhe Melania nuk u lënduan
Sulmi me armë në Uashington, Hamza: Lehtësuese që Presidenti...
Të shtënat në Washington, Haradinaj: Edhe një sulmues u mpos...
Dalin pamje të reja nga arrestimi i të dyshuarit për sulmin ...
Rama flet pas vizitave në Abu Dhabi dhe Athinë: Kemi mbështe...
Starmer pas incidentit: Sulmet ndaj demokracisë duhet dënuar...