Rita Ora kujton aktoren e famshme Carrie Fisher

23:35 | 27 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora ka shprehur ngushëllimet  pas vdekjes së aktores së famshme të filmit “Star Wars”, Carrie Fisher.

Këngëtarja përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka kujtuar momentet kur ka punuar bashkë me aktoren Fisher në filmin “Wonderwell”.

“Ka qenë një nder i madh të punoj me ju në këtë film. “Wonderwell” nuk do të jetë i njëjtë pa ty”, ka shkruar Ora.

Shpërndaje në rrjete sociale