Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora është shfaqur në ngjarjen vjetore “Activate Talks” të UNICEF-it gjatë diskutimeve të cilat po zhvilloheshin.
Ajo në formë befasie u shfaq para të pranishmëve duke thënë se puna që ka bërë UNICEF-i është e mrekullueshme, shkruan portali arbresh.info
Gjatë një konferencë për media, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka folur lidhur me misionin e saj bamirës dhe është shprehur se është krenare që i përket këtij kombi.

“Jam e lumtur që jam në Kosovë. Kam pasur një udhëtim fantastik me UNICEF-in. Me të vërtetë po mundohem që ta ndihmoj rininë kosovare. Jam e mrekulluar me punën që po bëjnë të rinjtë dhe jam krenare se jam pjesë e këtij kombi. Me të vërtetë jam e lumtur që kam takuar shumë heronj të ri. Faleminderit që më keni pritur”, tha Rita gjatë konferencës./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës