Rita Ora thuhet se ka rritur sigurinë në shtëpinë e saj në Londër, për çka ka paguar 20 mijë funte.
Siç raporton The Sun, këngëtarja me origjinë shqiptare ka bërë këtë hap për shkak të panikut që i ka shkaktuar incidenti në shtëpinë e saj 1.3 milionë dollarësh në Londër dy vjet më parë.
26 vjeçarja ishte tmerruar nga frika pasi hajduti Charaf Elmoudden, nga Muswell Hill, hyri në shtëpinë e saj, teksa ajo po flinte.
Ai është dënuar më pesë vite burgim, mirëpo kjo nuk e ka qetësuar këngëtaren.
Ajo ka punësuar një ekip specialistësh të sigurisë për të bërë shtëpinë e saj më të sigurt.
Rita thuhet se ka instaluar edhe kamera CCTV, një alarm, një portë elektrike, sensorë në lëvizje, si një buton paniku afër dhomës së saj të gjumit.
Mbesa e Sali Mustafës emocionon për vdekjen e gjyshit: Afër ...
Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrë...
Turqia i dhuron Shqipërisë një avion qeveritar me vlerë 11.9...
Haradinaj i ashpër ndaj Speciales: Cali do ta kthejë dhimbje...
Haradinaj: Kosova ka nevojë për rrymë të sigurt, të qëndrues...
Lladrovci uron Krishtlindjen: Ditë për të kujtuar e vlerësua...