Këngëtarja Rita Ora i është referuar përkatësisë etnike të bashkëshortit të saj, regjisorit të njohur nga Zelanda e Re, Taika Waititi, si “gjysmë samoan”.
Komenti në fjalë i cili është i pasaktë, u bë në episodin e fundit të “The Voice Australia” ndërsa Ora po gjykonte një artist të ri që u paraqit në skenë, bashkë me anëtarët tjerë të jurisë : Jason Derulo, Guy Sebastian dhe Jessica Mauboy.
Përndryshe bashkëshorti i saj, Taika Waititi e ka deklaruar trashëgiminë e tij si Māori (fis zelandez) nga ana e babait të tij dhe hebre nga nëna e tij, shkruan 1News Zeland.
I pyetur për prejardhjen e tij, konkurrenti i quajtur Marley Sola, tha gjatë audicionit të fshehur në “The Voice Australia” se ai është “gjysmë samoan” dhe Rita Ora, duke u përpjekur ta bindë atë të bashkohet me ekipin e saj, u përgjigj se ajo është “e martuar me gjysmën e një burrë samoan, kështu që…”
Çifti i fuqishëm janë martuar që prej gushtit. Me sa duket gabimi i Orës, i cili u vu re nga disa fansa në rrjetet sociale, ka të ngjarë që ajo të kishte dashur të thoshte polinezian në vend të samoan.
Waititi e ka përshkruar veten në të kaluarën si një “çifut polinezian”, duke u identifikuar fuqishëm si Maori dhe i kushtoi një pjesë të madhe të punës së tij artistike përparimit të te fisit Māori dhe tregimeve indigjene.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...