Rita Ora dhe Andrew Garfield duket se i kanë dhënë fund romancës. Lidhja e tyre nisi në fillimin e këtij viti, ndërsa lajmi u përhap pasi u panë bashkë në Londër. “Lidhja thjesht mbaroi. Janë të dy të mërzitur, por e kanë pranuar situatën dhe duan të vazhdojnë jetën e tyre”, është shprehur një mikesha e tyre.
Një person i brendshëm, ka zbuluar se gjatë muajit nëntor, Rita i ka treguar shoqërisë së saj gjithçka për njohjen me aktorin, madje në janar qarkulluan zëra se këngëtarja do ndërronte numrin, në mënyrë që asnjë nga ish-at e saj të mos e shqetësonte.
Rita ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të lidhjeve të saj, megjithatë duket se ajo është fokusuar tek karriera, pasi sapo publikoi një këngë me titullin ‘Only Want You’,e cila rezultoi e suksesshme.

Operacion antimafia në Napoli, 14 të arrestuar të lidhur me ...
Irani vendos rregulla të reja për Ngushticën e Hormuzit
Lushtaku: Limaj mund të jetë pjesë e listës së PDK-së
Rexhaj i quan mllef kundër VV’së dhe transfere futbolli larg...
E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK