Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ishte e sigurt që do t’i rriste pulset e ndjekësve të shtunën teksa publikoi fotografitë e mrekullueshme të prapaskenës nga emisioni “The Jonathan Ross Show”.
Këngëtarja 31 vjeçe, shfaqi figurën e saj të pabesueshme në një veshje të zezë, një minifund të guximshëm të zi me prerje të shumta dhe pjesën e sipërme të përshtatshme, teksa i ndau këto imazhe me ndjekësit e saj në Instagram.
Koordinata e saj spektakolare paraqiste detaje trëndafili në pjesën e sipërme dhe në fund, me veshjen e ngushtë që theksonte në mënyrë perfekte linjat e saj trupore, shkruan DailyMail.
Ajo e kombinoi veshjen provokuese me një palë taka ari dhe kishte vendosur një gjerdan të trashë me diamantë të rremë dhe një palë vathë argjendi.
Interpretuesja e hitit “Hot Right Now” gjithashtu dha një paraqitje të shkurtër të asaj se si u realizuar makijazhi i saj përpara paraqitjes së saj në këtë emision.
Rita dukej në elementin e saj në fotografi, përpara se t’i bashkohej prezantuesit Jonathan Ross dhe të ftuarve të tjerë në program.
Gjatë intervistës së saj, Rita zbuloi se bashkëshorti i saj Taika Waititi është ‘personi i saj i preferuar’ dhe tha se mezi pret që së bashku me të, të bashkëprezantojë eventin e ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards 2022.
Artistja shqiptare dhe regjisori i filmit, 47 vjeç, janë përzgjedhur që të prezantojnë mbrëmjen muzikore të çmimeve, e cila sivjet mbahet në Duseldorf të Gjermanisë më 13 nëntor./arbresh.info/
Aksident mes dy automjeteve në Greme të Ferizajt, lëndohen d...
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ certifikon rezultatet për 12 qarqe...
Politikani izraelit largohet me forcë nga parlamenti pasi fo...
“Defender Europe” fillon nesër, marrin pjesë më shumë se 25 ...
Dua Lipa shkëlqen në Francë gjatë turneut “Radical Optimism”
Kallas: Liderët t’i lënë ndarjet anash – Kosova në plan të p...