Rita Ora ka bërë një gjest jo të zakontë, rastësisht derisa po udhëtonte me veturë, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka dëgjuar një djalosh gjersa po këndonte me kitarë në rrugë dhe është mahnitur nga talenti tij.
Rita është befasuar nga zëri i tij i veçantë ndërkaq nuk ka hezituar të bëj video të djaloshit.
Ajo më vonë ka kërkuar një mundësi kontakti me të.
“Mahnitëse, kushdo që je, të lutem më shkruaj”, ka shkruar këngëtarja në videon e bërë të djaloshit.
Rita më pas ka arriturqë të bije në kontakt me të, ajo më vonë ka postuar një video tjetër bëri ku ka treguar se e ka gjetur personin që këndonte në rrugë dhe se ai tani gjindet në studio të saj duke punuar.
Ndryshe, Rita aktualisht është e angazhuar në turneun e saj botëror ‘Girls’./Arbresh.info/


Policia në Ferizaj ndëshkon dy kamionë me targa të huaja për...
Motra e Afrim Zhitisë në mbështetje të Albin Kurtit
Miliona euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prok...
Mjegullë në “Rrugën e Kombit”, Policia shqiptare apelon për ...
IKD: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale
Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga ...