Artistja nga Kosova me famë botërore, Rita Ora, është njëra ndër këngëtaret kosovare që ka qenë më e suksesshmja gjatë vitit që e lëmë pas.
Bukuroshja shqiptare ka publikuar një imazh në “Instagram”, ku shfaqet atraktive me një fustan me ngjyra pranveror, shkruan arbresh.info.
Ajo gjithashtu është takuar me artisten shqiptare Bebe Rexha në po këtë ngjarje.
Dyshja njihet për një miqësi shumë të afërt. Përveç kësaj, ajo është duke u përgatitur edhe për mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve “Brit Awards”, që do të mbahet më 20 shkurt, në këtë mbrëmje nuk do të mungojë edhe artistja nga Peja, Dua Lipa.
Rita Ora ka bërë të ditur se tashmë është nominuar në dy kategori të ndryshme të ngjarjes kryesore britanike të muzikës.
Ajo ndërkohë është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpenzon mjaft kohë nga dita e saj e zakonshme.
Arrestohet autori i vrasjes së shqiptarit në Greqi, gjendet ...
Katër persona të lënduar në një aksident në rrugën Mitrovicë...
SHBA vendos sanksione ndaj Sudanit për përdorimin e armëve k...
Shkolla reagon pas vdekjes së 15-vjeçarit në Bërnicë: Nxënës...
Në Sarajevë është shfaqur një sëmundje infektive e rrezikshm...
Vasfije Krasniqi diagnostikohet me tumor, i nënshtrohet oper...