Artistja e famshme kosovare, Rita Ora merr vëmendje kurdo.
Së fundi u pa teksa mbërriti në aeroportin ‘St Barts’ ku u shfaq e veshur me një fund dhe bluzë të bardhë të punuar me grep, shkruan DailyMail, transmeton arbresh.info
32 vjeçarja, mbërriti në ishullin e Karaibeve duke u bërë gati për stilin e jetesës në plazh me pamjen krejt të bardhë përpara paraqitjes së saj në mbrëmjen vjetore të Bamirësisë Sociale të UNICEF-it.
Artistja ishte pa makijazh për udhëtimin, teksa zbarkoi e relaksuar me avion privat në ishullin e vogël frëngjishtfolës, i njohur për plazhet me rërë të bardhë.

Ajo i kishte lënë flokët e saj kaçurrela në valë të lirshme që valviteshin mbi supet e saj, të cilat ishin të zhveshura nga stili i bluzës së saj pa mëngë.
Fundi me grep i gjatë deri në dysheme kishte një dizajn lulesh me disa vrima më të mëdha dhe më delikate, dhe ajo futi këmbët e saj në një palë sandale të zeza.
Kjo vjen pasi bashkëshorti i Ritës, Taika, zbuloi se aktori Robert Pattinson ishte ai që i njoftoi ata me njëri-tjetrin.
Regjisori, i cili u martua me këngëtaren në fillim të këtij viti, tha se e njihte Ritën për tre vjet përpara se miqësia e tyre të lulëzonte në romancë dhe ata të fillonin të takoheshin në vitin 2021. /arbresh.info/
Haradinaj shkon për ngushëllime tek familja Mushkolaj
Babai i Gjestit paraqitet në Gjykatë, aty ku po mbahet seanc...
Zgjidhet kryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Menaxheri i Gjestit Bonarti pranë gjykatës, pret fillimin e ...
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...
Fillon seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi “Gje...