Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, konkurron këtë vit për dy çmime në “Brit Awards”.
Mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve “Brits”, do të mbahet më 20 shkurt 2019, në “The O2 Arena”, në Londër.
Shqiptarja Ora gjendet e nominuar në kategorinë “Videoja më e mirë muzikore”, për klipet “Let you love me” dhe “For You”, bashkëpunim me Liam Payne.
Me këtë të fundit, Rita krijoi dje një lidhje direkte me fansat e saj në Instagram, duke u bërë thirrje atyre që të votojnë për këngën e tyre.
Përmes një lidhjeje direkte me fansat në Instagram, Rita Ora dhe Liam Payne u bënë thirrje atyre që të votojnë
Ata mund ta bëjnë këtë gjë përmes rrjetit social Twitter, teksa kanë të drejtë një votë brenda një dite.
“For Your” përndryshe është kolona zanore e filmit “Fifty Shades Freed”, e cila u interpretua vitin e kaluar nga dyshja në fjalë.

Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave