Rita Ora dhe i dashuri i saj fotografohen duke pritur në radhë për koncertin e Rolling Stones

14:48 | 15 Tetor 2021

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, kohëve të fundit ndodhet në Malibu të Kalifornisë.

Rita Ora dhe i dashuri i saj Taika Waititi ishtin prezent në koncertin e Rolling Stones në Los Angeles të enjten mbrëma, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info

Dyshja u panë bashkë teksa ishin kombinuar me njëri-tjetrin duke veshur nga një xhaketë prej lëkure ngjyrë të kuqe, me Ritën e cila kishte veshur me një xhaketë motoçikletash dhe Taika një xhaketë universiteti.

Çifti u mbrojtën të dy nga COVID-19 me nga një maskë të zezë që mbanin në fytyrë.

Rita dhe Taika përndryshe ka muaj që janë në lidhje, teksa u njoftuan me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit të Ritës në Australi për spektaklin “The Voice”. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara