Ato shquhen si ambasadoret më të mira të Kosovës.
Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore: Rita Ora dhe Dua Lipa, janë emrat që kanë bërë krenarë shqiptarët tashmë kudo me sukseset e tyre në rrafshin ndërkombëtar.
Ndonëse përflitet tash e sa kohë për një raport të ftohur mes tyre, prapëseprapë dy këngëtaret duket se permanent i përcjell diçka e përbashkët.

Në atë që mund të quhet “koiçidenca e ditës”, dy bukuroshet me prejardhje nga Kosova publikuan fotografi të ngjashme për ndjekësit e tyre në rrjetin social Instagram.
Fillimisht ishte Rita Ora, ajo e cila vendosi të kthehej në kohë duke kujtuar dukjen e saj në MTV VIdeo Music Awards 2018. Ajo publikoi një fotografi që kishte realizuar gjatë mbrëmjes kur mbahej ky event, ku shihej teksa shkelte njërin sy dhe nxjerrte gjuhën e saj jashtë.

Nuk ka vonuar shumë dhe thuajse të njëjtin stil poze, e ka praktikuar edhe Dua në fotografinë që publikoi një orë më vonë.
Lipa realizoi një “selfie” në Spanjë, ku shfaqej mjaft atraktive me flokët bionde, teksa nxjerrte gjuhën jashtë dhe mbante njërin sy mbyllur.

Dua dhe Rita nuk e ndjekin njëra-tjetrën në rrjetet sociale, ndaj lirshëm mund të mendohet se edhe pozat që ato kanë publikuar janë rastësore, dhe nuk janë frymëzuar nga njëra-tjetra. /Telegrafi/
Raportohet se shefi i Pentagonit po e monitoron operacionin ...
Kryeministri australian: Australia është me popullin iranian
“Nuk kemi marrë pjesë në sulm”, Britania: Iranit nuk duhet t...
Dalin pamje të reja nga Teherani, njerëz në nxitim e kolona ...
Vijon kundërpërgjigja në disa fronte nga Irani, pas Bahreini...
SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Ajatollah Khamenei largohe...