Këngëtarët e famshme shqiptare me famë botërore Bebe Rexha dhe Rita Ora janë ndër yjet më të sukseshme të botës në muzikën ndërkombëtare.
Bukuroshet shqiptare do të jenë bashkë edhe në një event botëror të madh, shkruan portali arbresh.info
Bebe Rexha dhe Rita Ora janë bërë edhe mikesha të mira ato shihet se po kalojnë kohë së bashku edhe nëpër evente të ndryshme jashtë skenës muzikore
Dyshja kudo që shkojnë bëjnë shumë atmosferë dhe sjellin energji pozive, kështu organizatorët e eventeve të ndryshme mundohen që t’i ftojnë shpesh të paraqiten bashkë.
Kësaj herë, dyshja janë të ftuara speciale për spektaklin ekstravagant të Victoria’s Secret, ku do të jenë ndër performueset kryesore të mbrëmjes, dhe me siguri që do ta ndezin atmosferën.
https://www.instagram.com/p/BppCyn4nmM9/?taken-by=ritaora
Këngëtarët shqiptare do të paraqiten në pistën ku do të parakalojnë modelet me krahë të ëngjëjve dhe në të brendshme të koleksioneve të fundit të shtëpisë së njohur të këtyre veshjeve.
Spektakli që organizohet secilin vit, këtë herë mbahet më 2 dhjetor e ndër performuesit tjerë janë edhe The Chainsmokers e Halsey.
Ndryshe, Bebe Rexha është nominuar në kategorinë e këngës më të mirë të ngjarjes vjetore të muzikës, “MTV EMA”. ndërsa Rita Ora përveç angazhimeve të shumta nëpër koncerte ajo në muajin nëntor pritet ta lansojë albumin e saj më të ri të quajtur ”Phoenix ”.
E njëjta, ka qenë mjaft e suksesshme muajve të fundit me këngën e saj më të re “Let you love me”, e cila është pjesë e albumit.
Kjo këngë po vazhdon njëherësh që të qëndrojë lart në top listat britanike dhe amerikane. /arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve