Ai është emëruar ministër në Qeverinë Haradinaj mirëpo deri vonë nuk ishte i njohur për publikun kosovar. Biznesmeni, Flamur Sefaj tashmë drejton një prej ministrive më të rëndësishme, atë të Punëve të Brendshme të Kosovës.
Në një intervistë për arbresh.info, Sefaj ka folur edhe për çështje të tjera përveç atyre të punës që bënë në MPB.
I pyetur se çfarë muzike dëgjon, ai ka thënë se preferon muzikën Pop-Rock, Jazz dhe muzikën e vjetër shqiptare.
Ndërkaq, në pyetjen se cilën këngëtare preferon mes Rita Orës, Bebe Rexhës, Dua Lipës e Era Istrefit, ai ka dhënë një përgjigje interesante.
“Bebe Rexha, për shkak se përveç që është këngëtare është edhe kantautore e dalluar, por një këngëtare që i pëlqej këngët e saj është Argjentina Ramosaj”, është shprehur Sefaj./arbresh.info/

Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...
Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, ...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Industria e aeroporteve parala...