Ty këngëtarët e njohur, Rina Balaj dhe Elinel kanë bashkuar forcat duke sjell në treg bashkëpunimin e tyre të parë, e që është një baladë.
Kënga mbanë titullin ‘Du’ teksa dyshja e kanë kompletuar projektin edhe nga ana vuzale, duke realizuar një klip mjaftë kreativ, shkruan Arbresh.info.
Artistja nga Istogu, Rina Balaj, që është e njohur për stilin e saj të guximshëm dhe praninë e saj të fortë skenike, shfaqet në videoklip në një formë të mahnitshme.

Veshjet e saj seksi të kombinuara me një makijazh të shkëlqyer shfaqin një imazh të fuqishëm të këngëtares, ndërsa interpretimi i saj mahnitës, kompleton tërë këtë projekt.
Nga ana tjetër, Elinel sjell një stil unik, të cilin e ka kultivuar gjatë viteve si një nga reperët më të dalluar në tregun muzikor.

Teksti i kësaj këngë është shkruar nga vet reperi, Elinel ndërsa për vijën melodike është përkujdesur dyshja Rina&Elinel.
Këngën e mirëpritën fansat me komente të pafunda pozitive./Arbresh.info
Juventusi tronditet në shtëpi nga Fiorentina, rrezikon pjesë...
Nesër protestë e re në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë z...
Pacolli ngre shqetësime për sigurinë e aeroportit të Vlorës ...
Aeroplani i kompanisë kroate del nga pista në Split dhe gode...
Kosova ka aleatë për NATO, por a e ka veten?
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...