Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo është e pëlqyer nga mijëra fansa për stilin e saj unik, teksa në çdo paraqitje të saj duket gati ndryshe dhe e veçantë, shkruan portali arbresh.info
Së fundmi, bukuroshja Istrefi ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa imazhe të reja, ku është shfaqur mjaft tërheqëse me dukjen e re.

“Dëgjova se më keni kërkuar”- ka shkruar Era në përshkrimin e fotove.
Nuk dihet nëse është vetëm fotosesion i zakonshëm apo, Era po paralajmëron diçka të re.
Kujtojmë se, Era ka kohë që nuk ka prezantuar për fansat ndonjë projekt të ri muzikor, kjo pasi pandemia globale ka stagnuar punën e saj. /arbresh.info/
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...