Ishte folur shumë dhe tani është konfirmuar. Kasti i Friends, do të rimblidhet për një seri speciale, kur kanë kaluar tashmë 15 vite nga përfundimi i shout.
Episodi pa skript, do të transmetohet në shërbimin streaming të HBO, Max, në maj. Një datë nuk është përcaktuar ende. Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer do të rikthehen të gjithë bashkë.
Matthew Perry në një postim në Instagram, ka thënë: Po ndodh. E shkrimin e ka shoqëruar me një foto nga kastri, në vitet 90. Pjesa tjetër e aktorëve më pas, filloi të ndante të njëjtin postim.
Friends është transmetuar nga viti 1994 deri në 2004. Seria e fundit u ndoq nga 52.2 milionë shikues në shba, duke e bërë atë episodin televiziv më të ndjekur të viteve 2000. Shou, që atëherë, ka vazhduar të tërheqë pafundësisht fansa të rinj përmes netflixit.
Në Britaninë e Madhe, Friends, është seriali i preferuar dhe për Netflix është seriali i dytë më popullor i transmetuar në SHBA në 2018. Zërat për një rikthim u intensifikuan pasi Jenifer Aniston kishte postuar në tetor një foto të kastit të mbledhur së bashku. HBO Max ka siguruar tani të drejtën e show-it për 425 milionë dollarë.
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...