Rihanna dhe A$AP Rocky u nisën në Los Anxhelos me djalin e tyre të porsalindur të dielën, më 14 gusht.
Çifti ishin të dy shumë të qetë teksa u panë duke ecur nga avioni i tyre privat në një furgon të zi, shkruan Daily Mail.
Të dy superyjet e muzikës ishin veshur goxha thjeshtë dhe një truproje e mbajti djalin e tyre në një sedilje makine përpara se ta zbriste në makinë.
Ajo ishte e veshur me një xhup të zi teksa mbante në supe një çantë të madhe ngjyrë kafe.
34 vjeçarja gjithashtu e fshehu fytyrën e saj me një kapele të zezë bejsbolli, por flokët e saj të gjatë dhe të zinj dukeshin anash.

Rocky dhe Rihanna mirëpritën fëmijën e tyre të parë në maj dhe duket se të dy e duan prindërimin.
Disa muaj pasi djali i tyre lindi, një burim i afërt me këngëtaren zbuloi se ajo e ka kthyer vëmendjen nga albumi i saj i nëntë i shumëpritur në të qenit nënë.
“Tani për tani, fokusi i saj është të jetojë bekimin e të qenit një nënë e re dhe të lidhet si një familje e vogël me Rocky-n. Ai ka qenë një partner kaq i jashtëzakonshëm, ai është i zënë me shfaqjet dhe përgatitjen e albumit të tij, por nëse nuk po punon, ai është pranë saj”, thanë ata./arbresh.info/
Hidhet mjet shpërthyes në shtëpinë e një gruaje në Podujevë
Courtois flet për porterin e Tottenhamit: I dërgova një mesa...
Statistikat 24-orëshe të policisë: 22 aksidente me të lëndua...
Vidhen trafo elektrike, kabllo dhe gypa inox me vlerë të kon...
Armë dhe municion gjenden në një shtëpi në Zubin Potok, një ...
Gjashtë skuadrat e Premier League dështuan në ndeshjet e par...