Rihanna në fshehtësi thuhet se ka punuar për një album “dancehall” për më shumë se një vit.
Pasi e përmendi mundësinë e një albumi të inspiruar të zhanrit regaton në një intervistë për Vogue, Rolling Stone tash ka konfirmuar nga burime të ndryshme se këngëtarja nga Barbados dhe Roc Nation kanë punuar në instrumentale për të kompletuar një album që eksploron rrënjet karaibiane të këngëtares, shkruan Telegrafi, transmeton portali Arbresh.info
Lista e bashkpuntorëve të mundshëm të albumit përfshijnë disa prej emra të njohur si Beyonce, Vybz Kartel, Sean Paul, Yo Gotti dhe Lecrae.

Vogue po ashtu ka përmendur edhe producentin veteran të zhanrit “dancehall” Supa Dups” se është i përfshirë në punët e fundit të Ririt.
“Ekipi i Rihannas ka, nuk është gënjeshtër, ka 500 këngë për këtë projekt nga producentë e tekstshkrues të ndryshëm”.
“Ata po i zgjedhin vetëm 10 prej tyre. Ata kanë zhvilluar kampe të kompozimit të cilat janë mbajtur në fshehtësi për më shumë se një vit e gjysmë. Unë kam shkuar në Miami e në Los Angeles për të punuar pa u ndalur në këtë projekt”, u shpreh një producent.

Rihanna ka ditur të krijojë hite të zhanrit “dancehall” si “Man Down, “You Da One” dhe “Work”.
Pos albumit të zhanrit “dancehall”, Rihanna po punon në të njëjtën kohë edhe në një album të orientuar kah pop muzika me hitbërësit e njohur si Boi-1da dhe Skrillex.
Rihanna edhe pse pa album, ishte artistja më e dëgjuar në Spotify në vitin 2017. /Arbresh.info/
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...