Rihanna dhe Jay-Z kanë dhuruar së bashku dy milionë dollarë në përpjekje për të ndihmuar qytetet e New Yorkut dhe Los Angelesit.
Fondacioni ‘Clara Lionel’ i Rihannas (CLF) dhe fondacioni ‘Shawn Carter’ (RSF) i reperit do të mbështesin punëtorët pa dokumente, popullsinë e burgosur, të pastrehët dhe të moshuarit dhe fëmijët e punonjësve të kujdesit shëndetësor në të dy qytetet e mëdha në mes të pandemisë.
Teksa qyteti i New Yorkut po konsiderohet si epiqendra globale e krizës, testimi për COVID-19 do të jetë falas për të gjith banorët, pavarësisht statusit të tyre, shkruan Rolling Stone.
Ata do të mbështesin drejtpërdrejt organizatat në të dy qytetet, përfshirë ACLU, Koalicionin e Emigracionit në New York, Fondin e Kryetarit të Komunës për Los Angeles dhe Fondin për Shkollat Publike.

Fondet do të ofrojnë kujdestari ditore, ushqim dhe materiale mësimore për punonjësit e kujdesit shëndetësor, gjithashtu do të sigurojnë materiale për më shumë se 20 mijë fëmijë në strehimore dhe kujdes virtual për shëndetin mendor për prindërit.
Ushqimet e bëra në shtëpi do të dhurohen te popullsia e pastrehë, ndërsa për ata që gjenden në burg dhe paraburgim, do të bëhen kërkesa që të lirohen përkohësisht.
“Në kohë krize është e domosdoshme që ne të bashkohemi si një komunitet për të siguruar që të gjithë, veçanërisht të prekurit, të kenë qasje në nevoja kritike: strehim, shëndetësi, ushqim dhe arsim”, ka thënë nëna e reperit, Gloria Carter.
Kujtojmë se Rihanna ka dhuruar pesë milionë dollarë për të luftuar kundër përhapjes së virusit vdekjeprurës. /Telegrafi/
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...