Mbrëmjen e lënë pas, ai i ngriti peshë zemrat e shqiptarëve, por edhe të tjerët i mahniti!
Mbrëmë ishte një natë e paharrueshme për të gjithë shqiptarët pasi pas 3 vitesh mungesë, Eugent Bushpepa e çoi Shqipërinë në finalen e madhe të Eurovision që do mbahet më 12 maj. Bushpepa arriti të sigurojë votat me performancën e tij eletrizuese që e duartrokiti i gjithë publiku.
Prestigjiozja angleze ‘The Sun’ i ka kushtuar një shkrim këngëtarit shqiptar, teksa tregon si e nisi karrierën Bushpepa dhe si arriti të ngjitej në skenën e ‘Eurovision’, në Lisbonë të Portugalisë.
Kush është Eugent Bushpepa?
Eugent Bushpepa, i cili shpeshherë njihet dhe si Genti, ka lindur në Rrëshen, Shqipëri, më 2 korrik 1984.
Ai ka nisur të këndojë në moshë të re për të realizuar ëndrrën e tij, në 2006-n ai u bashkua në një talk shoë në “Top Channel” si këngëtar. Që nga ajo kohë, Eugenti ka bërë pjesë në skenat e muzikës shqiptare.
Eugenti ngadalë u bë një nga këngëtarët më të njohur të vendit dhe ka mbështetur bende si “Deep Purple” dhe madje ka luajtur edhe me legjendën e “Guns N ‘Roses”, Ron Thal. Pavarësisht se ka hyrë në tregun e muzikës që në vitin 2006, ai nuk ka realizuar ende një album të plotë. Por ai ka disa këngë të tijat.
Si u zgjodh Eugent Bushpepa për të përfaqësuar Shqipërinë?
Eugent Bushpepa garoi në edicionin e 56 Festivalit të Këngës, një konkurs televiziv që zhvillohet për 3 net rresht. Këngëtari u zgjodh nga një juri profesioniste, duke mposhtur kështu konkurrentë të tjerë të suksesshëm.
Çfarë kënge do të performojë Eugent Bushpepa në “Eurovizion 2018”?
Eugent Bushpepa do të këndojë këngën e shkruar specifikisht për “Eurovizion”, të cilën e këndoi edhe te “Festivali i Këngës”. Kënga titullohet “Mall” dhe është shkruar nga vetë Eugenti dhe do të këndohet në gjuhën amtare.Intv.al
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës