Reese Witherspoon, ka pohuar se në moshën 16 vjeçare është ngacmuar seksualisht nga një regjisor filmash, por në atë kohë asaj i ishte thënë që të mos fliste.
Aktorja i ka bërë këto pohime gjatë një fjalimi që reflekton mbi problemet me të cilat ballafaqohen gratë në industrinë e filmit, ngjarje e cila u organizuar nga Elle Women në Hollywood, raporton People, transmeton portali arbresh.info
Ajo nuk ka bërë të ditur se për cilin regjisor bëhet fjalë, por ka shtuar se incidenti ishte përvoja e parë e tillë në karrierën e saj.
“Kam përvojat e mia personale dhe e kam shumë të vështirë të flas, e vështirë të mendoj. Gjithashtu e kam shumë të vështirë të komunikoj pa përjetua ankth dhe pa e ndjerë përgjegjësinë e fajit që kam heshtur për gjithë këtë kohë”, tha ajo.
Komentet e saj kanë ardhë në një kohë kur Hollyëoodi është duke u parë si një strehë e ngacmuesve seksualë, të cilat dolën në pah pas skandalit të Harvey Weinstein.
Witherspoon tha se ajo morri guxim të flasë pasi kishte lexuar raportet e aktoreve tjera në lidhje me ngacmimet seksuale.
Harvey Weinstein është akuzuar nga një numër i madh aktoresh për ngacmime seksuale dhe përdhunim.
Akademia e Filmit e ka përjashtuar atë nga bordi pas akuzave të kryera nga shumë aktore.
Akuzat ndaj producentit të njohur kanë hapur një debat të nxehtë në lidhje me ngacmimet seksuale në industrinë e filmit./arbresh.info/
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez