Të shtunën u mbajt finalja e festivalit të këngës së RTSH-së, fituesi i të cilës përfaqëson Shqipërinë në “Eurosong”.
Pas një gare goxha të ngushtë mes konkurrentëve, çmimin e parë e mori Eugent Bushpepa, shkruan lajmi.net.
Eugenti do ta përfaqësoi Shqipërinë në festivalin e këngës evropiane “Eurovision”, ndërsa kënga mban titullin “Mall”.
Pasi triumfoi në festival, Eugenti pranoi urime të shumta nga artistët, e një shumë të veçantë ai e mori nga Rona Nishliu.
“pafund e lumtun per ty o za, mendje e shpirt mrekullisht i bukur!!! #MALL “, ka shkruar Rona.
Kujtojmë që Rona njihet si përfaqësuesja më e suksesshme e Shqipërisë në “Eurosong”, e cila zuri vendin e pestë në vitin 2012. /Lajmi.net/

Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim