Mbrëmë nga të shtënat me armë zjarri në Klinë ka mbetur i vrarë një person dhe dy të tjerë të plagosur, teksa lidhur me ngjarjen u arrestuan pesë persona.
Dyshimet e para për motivet e vrasjes kanë të bëjnë me një rrahje në Itali, ku pala e dëmtuar ua ka rrahur vëllain të dyshuarve.
Ndërkaq, nga pesë të arrestuarit, katër janë vëllezër dhe tjetri është xhaxhai i tyre.

Reagimet në rrjete sociale kanë qenë të shumta dhe një prej tyre së fundmi e ka bërë edhe reperi Gold AG.
“Me çu njërin prej Iftarit e me vra nuk më ka bërë vaki ndonjëherë me dëgju. Cili do që të jetë motivi është jashtë çdo norme njerëzore. Ngushëllime familjarëve dhe gjithë atyre që e njohën këtë djalë dëshmori, e ata që e vranë e marshin dënimin e merituar në të dy botët”, u shpreh ai.
“Këtë djalë paska kush e pret në botën tjetër, baba dëshmorë. Po juve që e vratë a ka kush që ju pret? Tmerr”, vazhdoi më tej artisti. /arbresh.info/
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...
Një i lënduar nga vetaksidenti në aksin rrugor Gjilan-Kameni...