Rasti në Pejë, tenori Ramë Lahaj: I kërkoj falje në emrin e të gjithë neve si shoqëri për nivelin ku kemi rënë

17:52 | 3 Nëntor 2022
KRG

Ditën e djeshme (e mërkurë) u bë virale një video që ndodhi në një shtëpi private të të moshuarve në Pejë.

Të shumta qenë reagimet në rrjet që dënuan sulmin e ushtruar nga disa infermiere ndaj një të moshuare.

E për këtë ka reaguar edhe tenori shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj.

Ai thekson se secili që ka pasur një rast të tillë në familje që kishin nevojë për asistencë, e ndjejnë thellë dhimbjen e përuljen që vajzat i bënë zonjës.

Lahaj tutje thekson se ky është një shembull se si rinia në ditët e sotme kanë dalë jashtë kontrollit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ???? (@ramelahaj)

Postimi i plotë i Lahajt (pa ndërhyrje):

“Për krejt ne që jemi sfiduar me prind të cilët e kanë pasë nevojën për asistencë dhe kujdes gjatë pleqërisë së tyre, e ndjejmë thellë dhimbjen, fyerjen, përuljen, nënçmimin, e degjenerimin që Aurona Pelaj i bëri zonjës e families së saj, të afërmve e të gjithë ne.

Përdhunimi mbi prindërit, gjyshërit e të parët tanë, është akti më makabër që dikush mund ta bëj duke pas parasysh sfidën jetësore që kanë pas me skamjen, regjimet historike, e po ashtu kontributin që kanë dhënë për kombin.

Ajo që më shqetëson edhe më shumë është se sa me sportivitet e kishte këtë ngjarje i gjithë stafi i asaj shpie e të moshuarve në Pejë.

Njerëz të mirë Aurona është një shembull se sa shumë rinija po na del jashtë kontrollit, si pasojë e humbjes së respektit në familje, ndaj prindërve, gjyshërve, anashkalimi i edukatës në shtëpi, humbja e traditës se shenjët shqipëtare, e respektit ndaj më të moshuarve.

Sonte do lutem për të përdhunuaren, që kjo të mos jetë traumë e pa rikuperuar, njëherë i kërkoj falje në emrin e të gjithë neve si shoqëri për nivelin ku kemi rënë, e Aurones i uroj që prindërit e saj të mos bijnë kurrë në duart e një injoranteje të degjeneruar si vet ajo”.

Shpërndaje në rrjete sociale