Idan Amedi, këngëtar i njohur i muzikës popullore izraelite dhe aktor i serialit televiziv Netflix Fauda, raportohet se është plagosur në Gaza të hënën. Kështu ka bërë të ditur familja e tij.
Portali Times of Israel shkruan se aktori u transferua me helikopter në Qendrën Mjekësore Sheba në Tel Hashomer, ku iu nënshtrua një operacioni urgjent, serioz dhe afatgjatë. Aktualisht është nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore. Babai i tij konfirmoi se Idan ishte plagosur, por tha se jeta e tij nuk ishte në rrezik. Në kohën kur u plagos, heroi Faude kryente detyrën rezervë në trupën e inxhinierëve luftarakë.
Pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, Idan shkoi të luftonte në Gaza si rezervist.
Amedi e filloi karrierën e tij si muzikant, duke konkurruar në sezonin e tetë të talent show izraelit Kochav Nolad. Ai iu bashkua serialit popullor Fauda në sezonin e dytë duke luajtur Sagi, një anëtar i njësisë kundër-terroriste të udhëhequr nga Doron (Lior Raz).
Në një video-mesazh që ai regjistroi javën e kaluar, Amedi bëri thirrje për t’i dhënë fund mospajtimit të brendshëm midis izraelitëve.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...