Ramush Haradinaj lindi më 3 korrik 1968 në Gllogjan, afër Deçanit.
Është një politikan dhe ish-udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prej datës 3 dhjetor 2004 deri më 8 mars 2005 ka qenë kryeministër i Kosovës.
Haradinaj ishte komandant në Zonën Operative të Dukagjinit të UÇK-së. Pas luftës me transformimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, ai emërohet zëvendëskomandant i TMK-së. Në prill të vitit 2000 largohet nga jeta ushtarake dhe themelon partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kryetar i së cilës është edhe sot.
Më 3 dhjetor 2004 në Parlamentin e Kosovës u zgjodh kryeministër me shumicë votash. Më 8 mars të vitit 2005, Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi publikoi aktakuzën për krime lufte ndaj tij dhe si rrjedhojë po atë ditë Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës në mënyrë që të përballet me aktakuzën e ngritur nga Tribunali. Ai të nesërmen shkon vullnetarisht në Tribunalin e Hagës, ku pas disa muajve në paraburgim ai u lirua përkohësisht deri në fillim të gjykimit të tij.
Haradinaj ka jetuar për disa vite jashtë Kosovës, kryesisht në Zvicër, ku edhe ka mësuar gjuhën frënge dhe angleze.
Aktualisht është kandidat për kryeministër i koalicionit që ka fituar zgjedhjet PDK-AAK-Nisma për Kosovën, megjithatë mbetet të shihet se a do t’i ketë votat e mjaftueshme për ta drejtuar Qeverinë për të dytën herë.
U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali
Izraeli sulmon Hezbollahun në Bejrut
Ligji për të huajt, Rudolph: Qëndrimi i partnerëve ndërkombë...
Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë
Çmimet vazhdojnë të rriten: Sa kushton një litër naftë në Zv...
Dogana e Kosovës pjesë e projektit të organizuar nga Komisio...