Aktorja britanike, Rachel Weisz dhe bashkëshorti i saj, Daniel Craig, janë bërë prindër të një vajze.
Dy aktorët i kanë njoftuar miqtë e tyre se janë të lumtur me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre – transmeton Daily Mail.
Ky është fëmija i parë i përbashkët i çiftit, ndërsa është një lumturi e veçantë për ta, duke qenë se Weisz është bënë nënë në moshë 48-vjeçare.
Weisz dhe Craig janë në lidhje qe tetë vite, ndërsa u njoftuan në xhirimet e filmit “Dream House”.
Më pas ata u martuan, mirëpo asnjëherë nuk kanë folur në publik për lidhjen e tyre dhe jetën private. Gjërat intime gjithmonë i kanë ruajtur për vete.
Aktorja e famshme ka qenë në lidhje nëntëvjeçare me filmbërësin Darren Aronofsky, me të cilin ka një djalë.
Nga ana tjetër, Craig ka qenë i martuar me aktoren skoceze, Fiona Loudon, me të cilën ka një vajzë.
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...