Sevdai Radogoshi bën pjesë në trupën e aktorëve më të mëdhenj shqiptar.
Me një karrierë më se 40 vjeçare në teatër dhe kinematografinë shqiptare padyshim është i dashur për publikun tonë, shkruan portali arbresh.info
Ditë më parë ministri Vitia ka marrë vendim për anulimin e dasmave dhe ahengjeve për sivjet për shkak të pandemisë. Kjo nuk u prit mirë nga këngëtarët shqiptarë e më i zëshmi ishte Labi i cili thirri edhe protestë.
Reagimi i tij nuk u prit mirë nga të gjithë mirëpo kishte të atillë që e mbështesnin, këtë e ka bërë ‘Qumili’.
Ai këtë e ka bërë përmes një postimi në Instagram ku tregoi mbështetjen e plotë për këngëtarin.

‘Në mbështetje të Labit 100% shokë, koleg në mbështetje të këngëtarit Labinot Tahiri i cili informoi për mos anulimin zyrtar të ahengjeve gjatë sezonës 2020 deri në një vendim zyrtar nga shteti! Me respekt.’, ka shkruar humoristi.
Radogoshi ashtu si të gjithë ka anuluar cdo aktivitet për shkak të përhapjes së Covid-19. /arbresh.info/
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu
Bullgaria fiton Eurovision 2026