Një grua dyshohet se hapi zjarr drejt shtëpisë së këngëtares së njohur Rihanna, ndërsa ajo ndodhej brenda rezidencës së saj luksoze në Beverly Hills.
Sipas mediave amerikane, disa plumba goditën banesën, ndërsa njëri prej tyre kaloi edhe përmes një muri.
Sipas raportimeve të Los Angeles Times dhe NBC4, duke cituar një zëdhënës të Los Angeles Police Department, autoritetet morën një telefonatë për incidentin rreth orës 13:21 sipas orës lokale të dielën, më 8 mars. Në vendngjarje u arrestua një e dyshuar 30-vjeçare.
BREAKING: Police are on scene after several gunshots were fired toward a home belonging to @rihanna in Beverly Hills.
Officers with the Los Angeles Police Department say one woman has been arrested in connection with the shooting. pic.twitter.com/LCsIliYAfk
— Matthew Seedorff (@MattSeedorff) March 9, 2026
Burime për Los Angeles Times bëjnë me dije se Rihanna ndodhej në shtëpi në momentin e të shtënave, por nuk mbeti e lënduar. Sipas raportimeve, rreth 10 të shtëna u qëlluan nga një automjet i parkuar në rrugën përballë portës së rezidencës së saj.
Ende nuk është konfirmuar nëse partneri i artistes, A$AP Rocky, dhe tre fëmijët e tyre ndodheshin në shtëpi në momentin e incidentit. Sipas revistës People, këngëtarja është “në gjendje të mirë shëndetësore”.
Një banor i zonës, Keith England, tha për FOX 11 Los Angeles se momentet ishin shumë të frikshme. “Ishte e tmerrshme. Nuk mund ta imagjinoj si është të jesh në shtëpi dhe të dëgjosh plumbat që godasin muret”, u shpreh ai, duke shtuar se të shtënat u dëgjuan disa herë.
Pak kohë pas incidentit, policia gjeti automjetin e përdorur nga e dyshuara në parkingun e një qendre tregtare, ku u bë edhe arrestimi i saj. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur motivin e sulmit.
Rashiq kërkon falje, thotë se ngatërroi deklaratën për Manas...
Haxhiu: Të drejtat e grave – standard i shoqërisë për demokr...
Kurti: Demokracia s’mund të jetë e fortë nëse gratë janë të ...
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...