Këngëtarja shqiptare Albërie Hadërgjonaj, e cila ka kohë që është ndarë nga bashkëshorti i saj, ka treguar arsyet e përfundimit të martesës.
E pyetur nga fëmijët e emisionit “Piter Pan” në TV Klan, Hadërgjonaj ka dhënë përgjigjen më të papritur të mundshme lidhur me ndarjen prej bashkëshortit.
E pyetur nga fëmijët se pse u nda nga princi i saj i kaltër, Albëria i ka habitur të gjithë me përgjigjen që ka dhënë: “S’prekte enë me dorë, i laja gjithmonë vetëm unë. Ti i thashë në shtëpinë tënde, unë në timen.”- tha këngëtarja.
Albëria gjithashtu zbuloi një detaj që e bëri për të qeshur publikun. Ajo tregoi se ishte ushqyer me gji deri në moshën 7 vjeçare dhe këtë gjë ish-burri e kishte përdorur kundër saj gjatë një debati, shkruan xing.al
“Normal që s’mbushesh mend ti, se ke pirë cicë deri 7 vjeç”, i kishte thënë ai Albëries, fjali e cila shkaktoi reagime të mëdha tek fëmijët dhe publiku. /Prive.al

Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten de...
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...
Sulm në një postë në Pakistan, vriten 8 persona dhe plagosen...
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mb...
Nura: Lushtaku nuk është ftuar për intervistim, në momentin ...