Pas skandaleve në botën e filmit, tashmë në një skandal të njejtë është përfshirë edhe bota e muzikës.
Ish-pjesëtarja e grupit Pussycat Dolls, Kaya Jones, ka deklaruar se grupi i vajzave të fashme ka vepruar si rrjet prostitucioni dhe sipas saj, ato janë detyruar nga shefat e shtëpive diskografike që të kishin marrëdhënie seksuale me ta, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i liderës së grupit, Nicole Scherzinger, e cila tha se “ne nuk kemi qenë në dijeni të përvojave të saj”.
Anëtarët e grupit kanë mohuar fuqishëm të jenë keqtrajtuar.
Pussycat Dolls u themelua nga koreografi Robin Antin në vitin 1995./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...