Egli Tako është rikthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pasi publiku i dha edhe një shans për të vazhduar rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania 4.
Pas largimit vullnetar disa ditë më parë për arsye shëndetësore, këngëtarja shprehu dëshirën për t’u rikthyer, dhe televotimi i hapur vendosi fatin e saj në këtë garë.
Në spektaklin “Prime” të së shtunës, prezantuesi Ledion Liço njoftoi se Egli mund të rikthehej në shtëpi vetëm nëse publiku e votonte pro.
Me shumicë votash, publiku vendosi ta rikthejë atë në lojë, por me një kusht të veçantë: Nëse ajo arrin të fitojë BBVA 4, do të marrë vetëm gjysmën e çmimit të madh, pra 50 mijë euro.
Ky vendim është një precedent i ri në historinë e Big Brother VIP Albania, duke sjellë një rregull të paprecedentë për një banor që rikthehet pas një largimi vullnetar. /Telegrafi/
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...