Të gjithë meraklitë e serialit ‘Peaky Blinders” do të gëzohen nga ky lajm, pasi së fundmi është shfaqur edhe traileri i sezonës së fundit.
Cillian Murphy, i cili luan rolin kryesor, shoqërohej në xhirime nga Tom Hardy, Paul Anderson, Finn Cole, Anya Taylor Joy, Stephen Graham dhe të tjerë, transmeton portal arbresh.info
Helen McCrockie, e cila luan personazhin e Polly, u nda nga jeta në prill të vitit 2021, kështu që ende nuk dihet nëse personazhi i saj do të merret nga dikush tjetër në sezonin e gjashtë apo do të hiqet nga episodet e reja.
Seriali, i drejtuar nga fituesi i Oskarit, Stephen Knight, tregon historinë e Tommy Shelby dhe familjes së tij teksa ata ngrihen nga klasa punëtore e Brimmingham në periudhën pas Luftës së Parë Botërore.
Megjithatë, sezoni i gjashtë i solli personazhet para Luftës së Dytë Botërore, dhe episodet e reja do të sjellin shumë drama, intriga dhe xhirime, me të cilat janë mësuar fansat e serialit “Peaky Blinders”.
Ende nuk dihet nëse sezona e fundit do të transmetohet në BBC apo do të jetë e disponueshme edhe në Netfix, ndërsa premiera e episodit të parë pritet të shfaqet në pranëve të këtij viti./arbresh.info/
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...